Imazhet satelitore tregojnë rezervuarët e naftës të dëmtuar rëndë në zonën Fujairah në EBA
Imazhe satelitore të publikuara të enjten, treguan se rezervuarët e depozitimit të naftës janë dëmtuar rëndë në Zonën Industriale të Naftës në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe(EBA)
Stamboll
Imazhe satelitore me rezolucion të lartë, të publikuara të enjten, treguan se rezervuarët e depozitimit të naftës janë dëmtuar rëndë në Zonën Industriale të Naftës në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe(EBA), mes konfliktit të vazhdueshëm mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, transmeton Anadolu.
Sipas imazheve të ofruara nga atlasi digjital Soar, të paktën dy rezervuarë nafte po digjeshin me një kolonë të madhe tymi të zi që ngrihej herët të enjten, ndërsa një tjetër dukej se ishte djegur plotësisht.
Soar, që pretendon se është platforma më e madhe në botë e hartëzimit digjital, tha se imazhet janë kapur në orën 10:47 sipas kohës lokale.
Më herët të martën, autoritetet lokale njoftuan se në Portin e Fujairah kishte shpërthyer një zjarr pasi fragmente ranë nga një mjet ajror pa pilot, i interceptuar nga mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë disa liderë të lartë iranianë, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei.
Në përgjigje, Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa duke shënjestruar Izraelin si dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete amerikane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
