Bota

Identifikohet terroristi i PKK-së përgjegjës për sulmin në Ankara

Terroristi i PKK-së, Hasan Oğuz, me emrin e koduar Kanivar Erdal, u identifikua si rezultat i hulumtimit dhe analizës së ADN-së, tha Ministria e Brendshme

Gözde Bayar  | 02.10.2023 - Përdıtësım : 02.10.2023
Identifikohet terroristi i PKK-së përgjegjës për sulmin në Ankara

Ankara

Një nga dy terroristët përgjegjës për sulmin e së dielës në kryeqytetin turk Ankara është identifikuar, njoftoi Ministria e Brendshme e Türkiyes, transmeton Anadolu.

Terroristi i PKK-së, Hasan Oğuz, me emrin e koduar Kanivar Erdal, u identifikua si rezultat i hulumtimit dhe analizës së ADN-së, tha ministria në një deklaratë.

Përpjekjet dhe hetimet për të identifikuar terroristin tjetër po vazhdojnë, njoftohet më tej.

Në orën 9:30 të mëngjesit me kohën lokale të dielën, një sulmues vetëvrasës terrorist hodhi veten në erë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.

Dy policë pësuan lëndime të lehta, ndërsa terroristi tjetër u vra nga forcat e sigurisë në hyrje.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın