IBM planifikon të investojë në SHBA 150 miliardë dollarë gjatë 5 viteve të ardhshme
Siç njoftoi gjigandi i teknologjisë, investimi do të ndihmojë në stimulimin e ekonomisë dhe gjithashtu do të ndihmojë IBM-në të përshpejtojë rolin e saj global udhëheqës në informatikë

Istanbul
Kompania amerikane IBM planifikon të investojë 150 miliardë dollarë në SHBA gjatë pesë viteve të ardhshme, transmeton Anadolu.
Siç njoftoi gjigandi i teknologjisë, investimi do të ndihmojë në stimulimin e ekonomisë dhe gjithashtu do të ndihmojë IBM-në të përshpejtojë rolin e saj global udhëheqës në informatikë.
Kompania tha se gjatë pesë viteve të ardhshme plani i investimit prej 150 miliardë dollarësh pritet të rrisë prodhimin e kompjuterëve kuantik në SHBA.
Vendimi i investimit të IBM-së mund ta bëjë atë një nga punëdhënësit më të mëdhenj të teknologjisë në vend.
Kompania gjithashtu mund të ketë sistemin më të madh të kompjuterëve kuantik në botë dhe të fillojë të projektojë kompjuterë kuantik në SHBA.
“Teknologjia nuk ndërton vetëm të ardhmen, ajo e përcakton atë. Ne jemi përqendruar në vendet e punës dhe prodhimin amerikan që nga themelimi ynë 114 vjet më parë. Dhe, me këtë investim dhe angazhim në prodhim po sigurohemi që IBM-ja të mbetet epiqendra e aftësive më të përparuara të informatikës dhe inteligjencës artificiale në botë”, tha Arvind Krishna, kreu i IBM-së.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.