Bota

I riu libanez shpëton "kafshët e braktisura" në zonat e sulmuara nga Izraeli

Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Libanit, të cilat kanë shkaktuar shumë viktima, të plagosur dhe zhvendosjen e mbi një milion njerëzve kanë prekur thellësisht edhe "qeniet e heshtura" që kanë mbetur pas

Muhammed Emin Canik, Ethem Emre Özcan  | 23.03.2026 - Përdıtësım : 24.03.2026
I riu libanez shpëton "kafshët e braktisura" në zonat e sulmuara nga Izraeli Foto: Houssam Shbaro/AA

Bejrut

Libanezi Mohammad Habli përpiqet me mjetet e tij të shpëtojë kafshët pa pronar dhe të pambrojtura në rajonin Dahieh të kryeqytetit Bejrut, ku Izraeli ka zhvendosur banorët dhe ka kryer sulme, raporton Anadolu.

Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Libanit, të cilat kanë shkaktuar shumë viktima, të plagosur dhe zhvendosjen e mbi një milion njerëzve kanë prekur thellësisht edhe "qeniet e heshtura" që kanë mbetur pas.

Veçanërisht në Dahieh, në jug të Bejrutit me rreth një milion banorë, zhvendosja e popullsisë ka bërë që jo vetëm kafshët e rrugës, por edhe kafshët shtëpiake të lëna pas të jenë viktima të heshtura të sulmeve.

Libanezi Mohammad Habli tha se ndihmon kafshët për rreth pesë vjet dhe kujdeset për 300 qen dhe 80 mace në strehimoren e tij. "Gjatë sulmeve të vitit të kaluar, shpëtuam kafshë nga rrënojat dhe njerëzit filluan të më njohin", tha ai.

Habli, 20-vjeç, menaxhon llogarinë në rrjetet sociale me emrin "Rescuing Souls".

"Ata që u detyruan të largohen nga zonat e tyre dhe nuk mund të merrnin kafshët me vete më kontaktojnë. Disa kafshë mund t'i shpëtojmë. Për shembull, shpëtojmë kafshët rreth qyteteve Tyre, Nabatieh dhe rajonit Dahieh në jug të Bejrutit dhe i çojmë te pronarët e tyre. Disa i marrim në strehimore sepse pronarët nuk i duan më", u shpreh ai.

Ai duke theksuar në vështirësitë e jetës së kafshëve në rrugë tha: "Qentë që jetojnë në shtëpi sëmuren në rrugë, i godet makina dhe nuk mund të kujdesen për vetveten. Prandaj duhet t'i marrim dhe t'i vendosim në strehimore".

Libanezi thotë se gjatë operacioneve të shpëtimit ndonjëherë rrezikon jetën dhe se ndonjëherë për shkak të sulmeve shpëtimi dështon. Ai tha se aktivitetet financohen me ndihmën e afërmve dhe donacioneve. "Kam një grup të vogël miqsh. Secili kontribuon një shumë dhe paratë shpenzohen për kafshët. Po mbledhim edhe donacione për të shpëtuar qentë në rrugë dhe në zonat e luftës dhe për t'i mbajtur të sigurt në strehimore", theksoi Habli.

Habli duke folur për vështirësitë e zhvendosjes, bëri thirrje që ata që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre të mos lënë kafshët të ngordhin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın