I nxehti ekstrem në Indinë veriperëndimore, kërcënim për shëndetin publik
Ekspertët e shëndetit publik paralajmëruan se temperaturat e larta dhe lagështia e rritur mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe të sëmurët

Istanbul
Vala e të nxehtit që ka vendosur nën ndikimin e tij Indinë veriperëndimore po ngre gjithnjë e më shumë shqetësime në lidhje me shëndetin publik, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të gazetës "Hindustan Times", temperatura e ajrit në rajonin Sri Ganganagar në veriperëndim të shtetit Rajasthan arriti në 47.3 gradë Celsius sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë (IMD).
IMD njoftoi se presin që temperaturat e larta që prekin veriperëndimin e vendit të vazhdojnë për 4-5 ditë të tjera. Ekspertët e shëndetit publik paralajmëruan se temperaturat e larta dhe lagështia e rritur mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe të sëmurët.
Ekspertët vunë në dukje se niveli në të cilin njerëzit e ndiejnë nxehtësinë mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes së tyre dhe aktiviteteve që bëjnë dhe se ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta mund të shkaktojë goditje nga dielli.
Nga ana tjetër, në Uttar Pradesh, shteti më i populluar i vendit, popullata që përpiqet të mbrohet nga i nxehti ekstrem, ka rritur përdorimin e kondicionerëve dhe ventilatorëve për t'u freskuar, duke shkaktuar përjetimin e ndërprerjes së energjisë elektrike në rajon.
Sipas informacionit të ndarë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, nxehtësia ekstreme që ndodhi në vitin 2024 shkaktoi më shumë se 100 vdekje në të gjithë vendin.