Bota

I mituri palestinez vritet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar

Autoriteti i Përgjithshëm i Çështjeve Civile i Palestinës tha se 16-vjeçari Muhammad Iyad Abahra u vra nga të shtënat izraelite mbrëmë vonë në fshatin Silat al-Harithiya në Jenin

Betül Yılmaz  | 14.12.2025 - Përdıtësım : 14.12.2025
I mituri palestinez vritet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Një i mitur palestinez është vrarë nga ushtria izraelite në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Autoriteti i Përgjithshëm i Çështjeve Civile i Palestinës tha se 16-vjeçari Muhammad Iyad Abahra u vra nga të shtënat izraelite mbrëmë vonë në fshatin Silat al-Harithiya në Jenin.

Autoriteti njoftoi se ushtria izraelite mbajti trupin e tij.

Mbrëmë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa, forcat izraelite bastisën fshatin Silah al-Harithiya, duke qëlluar me plumba të vërtetë dhe duke përdorur granata zhurmuese ndaj palestinezëve.

Sipas shifrave palestineze, forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1.093 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, kanë plagosur gati 11 mijë dhe kanë ndaluar rreth 21 mijë që nga tetori i vitit 2023.

Në një vendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.