I ftohti vret të paktën 21 palestinezë të zhvendosur në Gaza, shumica e tyre fëmijë
Vdekjet ndodhën midis familjeve që jetojnë në strehimore të improvizuara që ofrojnë pak mbrojtje nga kushtet e ashpra të dimrit, derisa paralajmërohet pë një katastrofë humanitare në thellim teksa vala e të ftohtit vazhdon të godasë enklavën
Stamboll
Të paktën 21 palestinezë të zhvendosur, shumica e tyre fëmijë, kanë humbur jetën nga i ftohti ekstrem në kampet e zhvendosjes në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit në enklavë, transmeton Anadolu.
Zyra për media e qeverisë së Gazës tha se vdekjet ndodhën midis familjeve që jetojnë në strehimore të improvizuara që ofrojnë pak mbrojtje nga kushtet e ashpra të dimrit, duke paralajmëruar për një katastrofë humanitare në thellim teksa vala e të ftohtit vazhdon të godasë enklavë.
Numri i viktimave përfshin 18 fëmijë, duke theksuar atë që zyra e përshkroi si cenueshmëri të rëndë të familjeve të zhvendosura, veçanërisht foshnjave dhe fëmijëve të vegjël të detyruar të jetojnë në tenda pa ngrohje, izolim dhe furnizime themelore dimërore.
Zyra e medias tha se vdekjet e fundit të lidhura me të ftohtin janë pasojë e drejtpërdrejtë e shkatërrimit të përhapur të shtëpive dhe infrastrukturës, bllokadës së vazhdueshme izraelite dhe zhvendosjes së detyruar të më shumë se 1.5 milionë palestinezëve.
Ajo paralajmëroi se vala e vazhdueshme e të ftohtit mund të rrisin më tej numrin e të vdekurve, veçanërisht midis fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, ndërsa moti i dimrit intensifikohet në ditët në vijim.
Sipas zyrës për media, katër persona kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me të ftohtin që nga fillimi i sezonit aktual të dimrit vetëm në dhjetor, mes një mungese të madhe të pajisjeve të ngrohjes, veshjeve dimërore, batanijeve dhe strehimit të sigurt.
Zyrtarët meteorologjikë palestinezë thanë se një sistem i ri me presion të ulët filloi të prekte Gazën të premten, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe temperatura në rënie, me shpejtësi ere që arrin deri në 60 kilometra në orë në disa zona.
Mbrojtja Civile e Gazës tha se stuhia dëmtoi ose shkatërroi mijëra tenda zhvendosjeje, duke shtuar se dhjetëra ndërtesa të dobësuara tashmë nga bombardimet e mëparshme izraelite u shembën gjatë kushteve të fundit të motit, duke shkaktuar viktima të mëtejshme.
Zyra për media e akuzoi Izraelin se mban përgjegjësi të plotë për vdekjet, duke përmendur dështimin e vazhdueshëm të Tel Avivit për të lejuar hyrjen e mjaftueshme të materialeve të strehimit, furnizimeve të ngrohjes dhe pajisjeve të rindërtimit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.
Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite në ofensivën brutale në Gaza ka vrarë më shumë se 71 mijë palestinë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë.
Pavarësisht një armëpushimi që filloi më 10 tetor të kaluar, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj, vetëm që atëherë duke vrarë 442 palestinezë dhe duke plagosur 1.236 të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
