Bota

I dërguari special amerikan për Afganistanin vizitë në Kabul

Nga Këshilli Ekzekutiv i Afganistanit, thonë se Abdullah u takua me Khalilzad gjatë vizitës së tij në Afganistan, të cilën e realizon për herë të pestë

Sayed Khodaberdi Sadat  | 17.02.2019 - Përdıtësım : 18.02.2019
I dërguari special amerikan për Afganistanin vizitë në Kabul

Kabul

KABUL (AA) – Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Afganistanit, Abdullah Abdullah, në Kabul u takua me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Afganistanin Zalmay Khalilzad, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Këshilli thonë se Abdullah u takua me Khalilzad gjatë vizitës së tij në Afganistan, të cilën e realizon për herë të pestë.

Khalilzad është i bindur se negociatat do të japin rezultate të mira.

Abdullah tha se fundi i luftës, që zgjat thuajse 40 vjet, është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Ai shtoi se dëshiron qe negociatat me talebanët të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe se pret rezultate pozitive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın