I dërguari special i Trumpit planifikon të takohet me zyrtarin e Hamasit
Takimi do të “ilustrojw se zoti Witkoff nuk zmbrapset nga kritikët izraelitë dhe amerikanë që thonë se angazhimi i SHBA-së me Hamasin i jep grupit legjitimitet të pa merituar”
Washington
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, planifikon të takohet së shpejti me kryenegociatorin e Hamasit, Khalil al-Hayya, transmeton Anadolu.
Siç raporton New York Times, duke cituar dy burime anonime, data e takimit ende nuk është caktuar dhe planet mund të ndryshojnë. Një nga zyrtarët tha se Witkoff po kërkon të trajtojë çështjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, që është në fuqi që nga muaji tetor.
Gazeta tha se takimi do të “ilustrojw se zoti Witkoff nuk zmbrapset nga kritikët izraelitë dhe amerikanë që thonë se angazhimi i SHBA-së me Hamasin i jep grupit legjitimitet të pa merituar”.
As Shtëpia e Bardhë dhe as Hamasi nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Por takimi nuk do të ishte i pari midis tyre. Ata u takuan për herë të parë në tetor, para nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit dhe Witkoff tha se ai kishte ndarë me al-Hayyan përvojën e përbashkët të humbjes së një djali.
Andrew, djali i Witkoff-it, humbi jetën nga një mbidozë opioidesh në vitin 2011. Hiam al-Hayya u vra nga një sulm izraelit në Doha të Katarit në shtator, i cili kishte për qëllim të vriste Khalil al-Hayyan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Hamasit.
“Unë i thashë se kisha humbur një djalë”, tha Witkoff gjatë një interviste për programin televiziv në CBS dhe “të dy ishim pjesë e një klubi shumë të keq, prindër që kanë varrosur fëmijët e tyre”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
