Politikë, Bota

Huthit shënjestrojnë me raketë balistike aeroportin "Ben Gurion" në Izrael

- "Ky sulm ishte një përgjigje ndaj krimeve gjenocidale të ushtrisë izraelite kundër palestinezëve në Rripin e Gazës", tha zëdhënësi i Huthive, Yahya Saree

Fekry Abdeen, Zeynep Tüfekci Gülay, Faruk Hanedar  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 10.07.2025
Huthit shënjestrojnë me raketë balistike aeroportin "Ben Gurion" në Izrael

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Huthit në Jemen njoftuan se kanë shënjestruar "me sukses" me raketë balistike, aeroportin "Ben Gurion" në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree tha në një deklaratë se "Aeroporti Lod (Ben Gurion) në rajonin e pushtuar të Jaffës (Tel Avivit), u shënjestrua me raketën balistike Zulfiqar".

Ai theksoi se operacioni u krye me "sukses, duke bërë që miliona sionistë të iknin në strehimore dhe të ndalojnë fluturimet".

"Ky sulm ishte një përgjigje ndaj krimeve gjenocidale të ushtrisë izraelite kundër palestinezëve në Rripin e Gazës", tha Saree duke tërhequr vëmendjen se "operacionet mbështetëse do të vazhdojnë derisa sulmet ndaj Gazës të ndalen dhe bllokada të hiqet".

Ndërkohë, në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se sirenat kanë rënë në zona të ndryshme për shkak të raketave të lëshuara nga Huthit.

Në deklaratë pretendohet se sirenat kanë rënë në përputhje me protokollin dhe se raketa u pengua nga sistemet e mbrojtjes ajrore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.