Huthit në Jemen: Rrëzuam një avion spiun të SHBA-së
Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Sare'e në një deklaratë pretendon se "forca e tyre ajrore" rrëzoi një avion spiun të prodhuar nga SHBA-ja të tipit "ScanEagle" në provincën Marib

Sana
Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen pretendojnë se kanë rrëzuar një "avion spiun" të SHBA-së në provincën Marib, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Sare'e në një deklaratë pretendon se "forca e tyre ajrore" rrëzoi një avion spiun të prodhuar nga SHBA-ja të tipit "ScanEagle" në provincën Marib.
Ai tha se avioni në fjalë u rrëzua gjatë kryerjes së aktiviteteve "armiqësore" në rrethin Medgal në veri të Marib. Sare'e nuk dha informacion të detajuar mbi këtë temë.
Huthit, të cilët duan të marrin Maribin e cila është një nga fortesat më të rëndësishme të qeverisë legjitime në Jemen dhe ku ndodhen fushat e naftës dhe gazit natyror si dhe selia e Ministrisë së Mbrojtjes, kanë shtuar sulmet e tyre në rajon që nga shkurti i vitit 2021.
Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen kanë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori 2014. Ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite që nga marsi 2015 kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive.