Bota

Huthit në Jemen ndajnë pamje nga sulmi i tyre ndaj një anijeje në Detin e Kuq

Në videon që tregon Huthit duke bastisur anijen "Magic Seas" me elementë të armatosur pas sulmit me mjete detare pa pilot, shihet që anija më pas fundoset plotësisht në Detin e Kuq

Shukri Hussein, Mahmut Geldi  | 08.07.2025 - Përdıtësım : 08.07.2025
Huthit në Jemen ndajnë pamje nga sulmi i tyre ndaj një anijeje në Detin e Kuq

Aden

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen publikuan pamje të sulmit të tyre ndaj anijes së quajtur "Magic Seas" në Detin e Kuq, transmeton Anadolu.

Në videon e publikuar nga Huthit në llogarinë e tyre në platformën sociale X, ekuipazhi i anijes "Magic Seas" tregohet duke refuzuar paralajmërimet dhe thirrjet nga Huthit në brigjet e rajonit Hudaydah në perëndim të Jemenit.

Në videon që tregon Huthit duke bastisur anijen me elementë të armatosur pas sulmit me mjete detare pa pilot, shihet që anija më pas fundoset plotësisht në Detin e Kuq. Dje në një deklaratë, zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree tha se ata goditën anijen "Magic Seas" në brigjet e Jemenit me 2 mjete detare pa pilot, 3 mjete ajrore pa pilot dhe 5 raketa balistike.

Saree theksoi se ata lejuan ekuipazhin të largohej nga anija. "Sulmi ndodhi pas shumë paralajmërimeve dhe thirrjeve që iu bënë anijes. Ekuipazhi i anijes i refuzoi të gjitha paralajmërimet në fjalë", tha ai.

Pasi deklaroi se ata e vunë në shënjestër anijen sepse ajo përdorte portet në Izrael, Saree shtoi se anija që ata vunë në shënjestër në Detin e Kuq u fundos.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se shpëtuan ekuipazhin e anijes me emrin "Magic Seas" që u sulmua në Detin e Kuq. Në një deklaratë më 6 korrik, Organizata e Tregtisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) tha se një anije u sulmua 51 milje detare në jugperëndim të Hudaydah në Jemen.

Huthit në Jemen që nga 31 tetori 2023, në përgjigje të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës kanë kryer sulme ndaj anijeve tregtare pranë brigjeve të Jemenit, për të cilat ata theksojnë se janë të lidhura me kompani izraelite.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın