Bota

Huthit e Jemenit lëshojnë një video që konfirmon fundosjen e anijes së mallrave "Eternity C" në Detin e Kuq

- Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree tha se anija u godit me një anije pa pilot dhe një raketë balistike derisa lundronte drejt portit Umm al-Rashrash (Eilat)

Abdulbesar Ademi  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 10.07.2025
Huthit e Jemenit lëshojnë një video që konfirmon fundosjen e anijes së mallrave "Eternity C" në Detin e Kuq Foto: Zyra për media e Houthive

Shkup

DETI I KUQ (AA) - Grupi Huthi i Jemenit ka bërë të ditur se e ka fundosur plotësisht anijen "Eternity C", e cila po shkonte drejt portit Eilat të Izraelit, transmeton Anadolu.

Në një video-deklaratë, zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree tha se anija u godit me një anije pa pilot dhe një raketë balistike derisa lundronte drejt portit Umm al-Rashrash (Eilat).

Ai tha se sulmi erdhi pasi anija dhe kompania e saj operative shkelën bllokadën e vendosur ndaj Izraelit.

Sipas deklaratës, nga 25 anëtarë të ekuipazhit në bord, gjashtë u shpëtuan, përfshirë pesë shtetas filipinas dhe një shtetas indian.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.