Hungari, protesta kundër ndryshimit të ligjit mbi OJQ-të dhe arsimin e lartë
Mijëra persona u mblodhën në njërin nga sheshet kryesore në qytet, Kossuthu dhe kërkuan tërheqjen e propozim ligjit

Budapest
BUDAPEST (AA) – Në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, të dielën u organizuan demonstrata mbi draft ligjin për organizatat joqeveritare (OJQ) dhe ligjin për mbrojtje të autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra persona u mblodhën në njërin nga sheshet kryesore në qytet, Kossuthu dhe kërkuan tërheqjen e propozim ligjit.
Mate Lengyel, nga Univesiteti i Lindjes së Mesme (CEU) dhe Universiteti Cambridge gjatë fjalimit para protestuesve kritikoi ligjin mbi arsimin e lartë të cilin Parlamenti hungarez e miratoi periudhën e fundit.