Bota

Hungari, policia ndalon kamionin me emigrantë duke hapur zjarr

Policia hungareze pas një dyshimi ka tentuar të ndalojë një kamionçinë në afërsi të kufirit Hungari-Austri, por drejtuesi i kamionçinës është përpjekur të largohet

Mehmet Yılmaz  | 07.01.2022 - Përdıtësım : 07.01.2022
Hungari, policia ndalon kamionin me emigrantë duke hapur zjarr

Budapest

Njoftohet se 30 emigrantë të parregullt kanë qenë të pranishëm në një kamionçinë i cili në Hungari nuk respektoi paralajmërimin "ndal" të policisë dhe u ndalua duke u hapur zjarr nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga qendra e policisë Györ-Sopron, thuhet se policia hungareze pas një dyshimi tentoi të ndalojë një kamionçinë në afërsi të kufirit Hungari-Austri me paralajmërimin "ndal" por që drejtuesi i kamionçinës duke drejtuar mjetin mbi policët u përpoq të largohet.

Ndaj kamionçinës u hap zjarr nga policia por askush nuk është plagosur, thuhet nën në deklaratën në të cilën informohet se kamionçina kaloi në Austri por që ka ndaluar pas disa qindra metrash.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se policia austriake kapi drejtuesin e kamionçinës dhe 30 emigrantë të parregullt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın