Humbi këmbën në një sulm izraelit, 9-vjeçarja dëshiron të luajë pa paterica
Që nga 7 tetori 2023, sulmet e Izraelit duke përdorur tonelata bombash kanë lënë gati 5.000 fëmijë në Gaza të paaftë me një ose më shumë gjymtyrë. Merali ishte njëra prej tyre

Shkup
Meral al-Babli, 9-vjeçe, e cila humbi këmbën dhe nënën e saj në një sulm të ushtrisë izraelite ndaj një shtëpie në Kampin e Refugjatëve Nusayrat në Rripin qendror të Gazës, dëshiron të shkojë jashtë vendit për trajtim në mënyrë që të mund të marrë një këmbë protetike dhe të luajë me miqtë e saj pa paterica, raporton Anadolu.
Që nga 7 tetori 2023, sulmet e Izraelit duke përdorur tonelata bombash kanë lënë gati 5.000 fëmijë në Gaza të paaftë me një ose më shumë gjymtyrë. 9-vjeçarja Meral ishte njëra prej tyre.
🦿Jeta e vajzës së vogël u ndryshua plotësisht nga sulmi izraelit më 11 nëntor 2024.
Sulmi, i cili shënjestroi një shtëpi ngjitur me të tyren në Kampin Nusairat, shkaktoi rënien e betonit dhe mbeturinave mbi shtëpinë e familjes së saj. https://t.co/AyIxpv2YNr pic.twitter.com/bNqVUV2y6S
Jeta e vajzës së vogël u ndryshua plotësisht nga sulmi izraelit më 11 nëntor 2024.
Sulmi, i cili shënjestroi një shtëpi ngjitur me të tyren në veriperëndim të Kampit të Refugjatëve Nusairat, shkaktoi rënien e betonit dhe mbeturinave mbi shtëpinë e familjes së saj.
Katër gra, përfshirë nënën e saj, dhe 3 fëmijë u vranë në sulm, dhe Merali u plagos rëndë në këmbën e djathtë.
Meqenëse zona ku jetonin ishte ndër zonat "e kuqe" të shënuara nga ushtria izraelite, Meral pati gjakderdhje për të paktën 6 orë pas sulmit dhe nuk mund të dërgohej në spital.
Pasi vuajti për orë të tëra, Merali e vogël humbi këmbën së bashku me të dashurit e saj.
Gjyshi i Meralit, Mohammed Shukri al-Babli, i cili gjithashtu humbi gruan e tij në të njëjtin sulm, mori përsipër kujdesin e saj.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.