Bota

Humb jetën fëmija palestinez i plagosur nga forcat izraelite

Fëmija 12-vjeçar, i cili u plagos më herët gjatë ditës, iu nënshtrua plagëve

Ali Rezzakoğlu, Ahmed Mohammed Mahmoud Hashim  | 28.07.2021 - Përdıtësım : 29.07.2021
Humb jetën fëmija palestinez i plagosur nga forcat izraelite

El-Halil

Një fëmijë 12-vjeçar palestinez, i cili u qëllua dhe u plagos nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar sot gjatë ditës, iu nënshtrua plagëve të tij, sipas banorëve lokalë dhe Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fëmija, Mohammed al-Allami, u plagos në gjoks kur forcat izraelite hapën zjarr mbi një automjet në hyrje të qytetit Beit Ummar, në veri të El-Halilit (Hebron), tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite në baza ditore ndërmerr sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor të okupuar, ndërsa Autoriteti Palestinez vazhdon të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare të mbrojë popullin palestinez, i cili vuan për dekada nën pushtim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın