Bota, Shëndetësi

Hulumtim, rreziku i demencës mund të ndryshojë në varësi të rajonit të banimit

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 55 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga demenca sot, me afërsisht 10 milionë raste të reja të demencës çdo vit

Nuri Aydın  | 10.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
Hulumtim, rreziku i demencës mund të ndryshojë në varësi të rajonit të banimit

Istanbul

Një hulumtim i zhvilluar në SHBA zbuloi se rreziku i demencës mund të ndryshojë në varësi të rajonit gjeografik në të cilin jeton dikush, transmeton Anadolu.

Në hulumtimin e botuar në revistën JAMA Neurology, shkencëtarët shqyrtuan të dhënat nga 1.268.599 persona të moshuar në SHBA të regjistruar në sistemin e Administratës së Shëndetit të Veteranëve (VHA).

Ndërsa faktorë të tillë si mosha, raca, shëndeti i zemrës dhe ndryshimet në vendbanimet rurale/urbane u morën në konsideratë në hulumtim, u përcaktua se ndryshimet rajonale në demencë ishin efektive.

Sipas kësaj, studimi zbuloi se shkalla e demencës është 25 për qind në juglindje të SHBA-së, 23 për qind në veriperëndim, 18 për qind në jug, 13 për qind në jugperëndim dhe 7 për qind në verilindje.

Studiuesit theksuan se këto gjetje tregojnë se rajonet në të cilat jeton dikush mund të rrisin rrezikun e demencës, se studimi zbulon rëndësinë e planifikimit rajonal të shëndetit dhe se politikat e veçanta të shëndetit publik duhet të zhvillohen sipas nevojave të secilit rajon.

Demenca përkufizohet si një çrregullim njohës që ndikon seriozisht në jetën e përditshme me simptoma të tilla si humbja e kujtesës, ulja e aftësive të të menduarit dhe aftësia e dobët e zgjidhjes së problemeve. Shkaku më i zakonshëm i demencës është sëmundja e Alzheimerit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 55 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga demenca sot, me afërsisht 10 milionë raste të reja të demencës çdo vit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın