Bota

"Huawei pagoi 500 mijë dollarë për aktivitete lobuese në Shtëpinë e Bardhë"

Kompania kineze Huawei nga korriku deri në shtator i ka paguar 500 mijë dollarë lobistit demokrat Tony Podesta për të lobuar në Shtëpinë e Bardhë

Kasım İleri  | 22.10.2021 - Përdıtësım : 23.10.2021
"Huawei pagoi 500 mijë dollarë për aktivitete lobuese në Shtëpinë e Bardhë"

Washington

Kompania kineze Huawei nga korriku deri në shtator i ka paguar 500 mijë dollarë lobistit demokrat Tony Podesta për të lobuar në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se Huawei ka kryer pagesa për të anuluar dekretet presidenciale që e penguan të kryente biznes me kompanitë amerikane, përfshirë kompanitë e rëndësishme si Google, Qualcomm dhe Intel gjatë periudhës së ish-presidentit, Donald Trump.

Në raportin federal të lobimit të njoftuar për publikun lidhur me aktivitetet lobuese është vërejtur se kompania kineze e telekomunikimit ndaj lobistit demokrat Tony Podesta që njihet për afërsinë me Hillary Clinton ka paguar 500 mijë dollarë për të lobuar tek presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Në raport thuhet se pagesa është kryer në tremujorin e tretë të vitit 2021 i cili përfshin muajt korrik, gusht dhe shtator.

Gjithashtu në raportin federal të lobimit që i është paraqitur Kongresit është zbuluar se Huawei ka shpenzuar rreth 1.4 milionë dollarë për aktivitetet lobuese federale në tremujorin e tretë të vitit 2021.

Teksa kompania në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shpenzuar vetëm 100 mijë dollarë, në tremujorin e dytë të këtij viti ajo ka shpenzuar 1.1 milion dollarë.

- Akuzohet për ndjekjen e amerikanëve dhe mbledhjen e informacioneve të inteligjencës

SHBA-ja akuzon Huawei-n se përdor teknologjinë e saj në emër të Pekinit me qëllimin për të ndjekur amerikanët dhe për të mbledhur informacione të inteligjencës. Nën drejtimin e këtyre akuzave, Trump i ndaloi kompanitë amerikane të teknologjisë që të punojnë me Huawei-n dhe vendosi sanksione ndaj shumë kompanive.

Përveç heqjes së kufizimeve të vendosura, thuhet se aktivitetet lobuese të Huawei-t ishin për të siguruar lirimin e Meng Wanzhou, drejtueses së Huawei-t e cila ishte nën arrest në Kanada lidhur me akuzat për korrupsion në SHBA.

Departamenti amerikan i Drejtësisë në fund të muajit të kaluar me një marrëveshje për të shtyrë ndjekjen penale lejoi që Meng të kthehej në Kinë.

Shtëpia e Bardhë kishte pretenduar se administrata e Bidenit nuk ka ndërhyrë ndaj këtij vendimi të Departamentit.

- Edhe FETO ka punuar me Podesta-n

Po ashtu është zbuluar se edhe organizata terroriste FETO, me qëllim për të mbajtur gjallë imazhin e saj dhe marrëdhëniet politike në SHBA, ajo rreth dy muaj para grushtit të shtetit të 15 korrikut kishte arritur dakordim me Podesta Group një prej kompanive lobuese më efektive në Washington.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın