Bota

Hong Kongu dhe Makao lëshojnë alarm për stuhi pasi tajfuni Ragasa po afrohet

Tajfuni Ragasa u formua në Oqeanin Paqësor dhe ka shkaktuar paralajmërime për stuhi dhe emergjenca në të gjithë Filipinet, Tajvanin, Hong Kongun, Makaon dhe Kinën

Abdulbesar Ademi  | 24.09.2025 - Përdıtësım : 24.09.2025
Hong Kongu dhe Makao lëshojnë alarm për stuhi pasi tajfuni Ragasa po afrohet Foto: Policia Hong Kongut

Hong Kong

Hong Kongu dhe Makao lëshuan një alarm cikloni tropikal të ‘nivelit 8’ pasi tajfuni Ragasa po i afrohet rajonit, raporton Anadolu.

Më shumë se 700 fluturime gjithashtu u anuluan në Hong Kong.

Observatori i Hong Kongut tha se qendra e stuhisë ishte rreth 420 kilometra larg, duke bërë që zyrtarët të rrisin nivelin e paralajmërimit nga tre në tetë. Autoritetet u bënë thirrje banorëve në zonat periferike dhe ishujt të kthehen menjëherë në shtëpi.

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme u pezulluan për ditën e sotme dhe do të mbeten të mbyllura edhe gjatë ditës së nesërme.

Ragasa, super tajfuni i parë i vitit, u formua në Oqeanin Paqësor dhe ka shkaktuar paralajmërime për stuhi dhe emergjenca në të gjithë Filipinet, Tajvanin, Hong Kongun, Makaon dhe Kinën.

Tajfuni hyri në Detin e Kinës Jugore të hënën vonë dhe pritet të lëvizë në veriperëndim me një shpejtësi prej rreth 20 kilometrash në orë. Brenda 24 orëve pritet të arrijë në tokë përgjatë zonave bregdetare qendrore ose perëndimore të provincës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.