Bota

Hong Kong, vazhdojnë protestat kundër projekt-ligjit për ekstradim

Opozitarët janë të shqetësuar se nëse ligji miratohet, ai do të rezultojë që Kina të vendosë në shënjestër opozitarët politikë në Hong Kong

Fuat Kabakcı  | 17.08.2019 - Përdıtësım : 18.08.2019
Hong Kong, vazhdojnë protestat kundër projekt-ligjit për ekstradim ( Fuat Kabakcı - Anadolu Agency )

Pekin

Protestat në rajonin e posaçëm administrativ Hong Kong të Kinës vazhdojnë pa u ngadalësuar kundër projekt-ligjit për ekstradimin e të dyshuarve për krime në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra protestues në rajonin Charter Garden në lagjen Central të Hong Kongut janë tubuar paradite me sloganin "Mbro brezin e ardhshëm. Të flasë ndërgjegja jonë".

Protestuesit duke injoruar edhe shirat e herë pas hershme në rajon u tubuan nën organizimin e Unionit të Mësuesve Profesionalë të Hong Kongut, duke përsëritur kërkesat e tyre për tërheqjen e plotë të projekt-ligjit të ekstradimit në Kinë dhe dorëheqjen e shefes ekzekutive të rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kongut, Carrie Lam.

Në duart e tyre protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet si "Mbro brezin e ardhshëm, tërhiq plotësisht projektilgjin", "Mbro studentët", "Mbështet marshimin", "Ndal dhunën", Jo dhunës dhe abuzimit seksual dhe fizik"...

Sum Ho, një nga mësuesit profesional ka folur për gazetarin e AA-së ku ka theksuar se kërkesat e protestuesve për tërheqjen e plotë të projekt-ligjit janë "kërkesa themelore".

"Ndërhyrja e ushtrisë së Kinës ndaj Hong Kongut është një mundësi shumë e vogël", ka theksuar Sum, duke shtuar se ndërhyrja e ashpër që qeveria e Kinës kreu ndaj protestuesve 30 vite më parë në sheshin Tieanmın i ka frikësuar edhe ata vetë në atë kohë në Hong Kong.

"Por nuk mendoj se sot në Hong Kong do të bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë 30 vite më parë në Tienanmın", tha Sum Ho.

Edhe Sun Lee, një mësues pensionistë, është shprehur se, "Qeveria e Kinës bën çfarë të dëshirojë, kjo nuk është nën kontrollin tonë".

Krahas protestës së ditës sotme në Charter Garden, në Hong Kong planifikohet që pas drekës të zhvillohet protestë edhe në rajonin Hun Hom.

Projektligji për ekstradim në Kinë

Projekt-ligji që parashikon ekstradimin në Kinë, rajonin special Macao dhe në Tajvan të personave që janë të dënuar ose ndaj të cilëve ka pretendime akuzuese në Hong Kong u paraqit në parlament më 3 prill.

Pavarësisht se projekt-ligji përjashton krimet politike, në Hong Kongun me një popullsi prej 7.4 milion njerëz shumica e njerëzve ndajnë shqetësimin se njerëzit do t'i nënshtrohen paraburgimit arbitrar, proceseve të padrejta gjyqësore dhe madje edhe torturave nën sistemin gjyqësor të Kinës.

Opozitarët janë të shqetësuar se nëse ligji miratohet, ai do të rezultojë që Kina të vendosë në shënjestër opozitarët politikë në Hong Kong.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın