Bota

Holandë, protesta për shkak të ankorimit të anijes që transportonte pjesë për F-35 nga Izraeli

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet "Maersk fiton nga gjenocidi", "Ne jemi të gjithë palestinezë", "Bojkoto Izraelin", "Duart tuaja të përgjakshme", "Palestina e Lirë"

Abdullah Aşıran  | 22.05.2025 - Përdıtësım : 22.05.2025
Holandë, protesta për shkak të ankorimit të anijes që transportonte pjesë për F-35 nga Izraeli Foto: Abdullah Aşıran/AA

Rotterdam

Në qytetin holandez të Rotterdamit u mbajt protestë kundër ankorimit në portin e Rotterdamit të një anijeje që transportonte pjesë të avionëve luftarakë F-35, e cila u nis nga Izraeli, raporton Anadolu.

Një numër i madh qytetarësh, kryesisht holandezë, morën pjesë në protestën përpara Bashkisë së Roterdamit. Qytetarët protestuan kundër ankorimit të një anijeje "Maersk" që transportonte pjesë të avionëve luftarakë F-35 në portin e Roterdamit.

Protestuesit brohoritën slogane dhe mbanin pankarta me mbishkrimet "Hiqe maskën Maersk", "Maersk fiton nga gjenocidi" dhe "Ne jemi të gjithë palestinezë, ndërpritni të gjitha lidhjet me shtetin e aparteidit të Izraelit" si dhe pankarta që shkruanin "Bojkoto Izraelin", "Duart tuaja të përgjakshme" dhe "Ndalo anijet" dhe "Palestina e Lirë".

Në fjalimet e mbajtura në protestë u tha se vitin e kaluar një gjykatë holandeze vendosi të ndalojë eksportin e pjesëve të F-35 në Izrael me arsyetimin se vendi po shkelte ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza.

Pavarësisht këtij vendimi, Bashkia e Roterdamit dhe autoritetet portuale kontribuan në mënyrë indirekte në dërgesën e armëve në Izrael duke lejuar një anije që transportonte pjesë të avionëve luftarakë F-35 të ankorohej në port.

Theksohet se anija e ankoruar në port ishte pjesë e një zinxhiri logjistik ushtarak që i shërbente industrisë së armëve të Izraelit.

Protestuesit bllokuan rrugën dhe shinat e tramvajit përpara bashkisë për një kohë. Më pas ata marshuan nëpër qendër të qytetit dhe mbajtën një protestë ulur në kryqëzimin që të çon në urën "Erasmus", duke bllokuar trafikun.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın