Bota

Holandë, aktivitet përkujtimor për fëmijët e vrarë palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Mijëra këpucë fëmijësh u lanë në shesh për të tërhequr vëmendjen tek fëmijët e vrarë ndërsa më pas u lexuan një nga një emrat dhe moshat e fëmijëve të vrarë

Alban Agushi  | 30.06.2025 - Përdıtësım : 30.06.2025
Holandë, aktivitet përkujtimor për fëmijët e vrarë palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Ankara

Në qytetin Almere të Holandës u mbajt aktivitet përkujtimor për fëmijët e vrarë palestinezë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni "Mbill një pemë ulliri" në sheshin "Stadhuis" në qendër të qytetit Almere, u përkujtuan mijëra fëmijë që u vranë në sulmet e Izraelit në Gaza.

Mijëra këpucë fëmijësh u lanë në shesh për të tërhequr vëmendjen tek fëmijët e vrarë ndërsa më pas u lexuan një nga një emrat dhe moshat e fëmijëve të vrarë.

Vullnetarët u ofruan informacione dhe u shpërndanë kalimtarëve në shesh, broshura që shpjegojnë se çfarë po ndodhë në Gaza.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale kundër Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 56.531 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë si dhe duke plagosur rreth 133.642 njerëz të tjerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.