Bota

Holanda, shembull global në transportin urban të qëndrueshëm

Me një popullsi prej 17 milionë banorësh, Holanda ka 23 milionë biçikleta

Dzihat Aliju  | 02.06.2025 - Përdıtësım : 03.06.2025
Holanda, shembull global në transportin urban të qëndrueshëm

Shkup

Si një mënyrë e zakonshme transporti e përdorur nga njerëz të të gjitha moshave, nga shtatë deri në 70 vjeç në Holandë, biçikleta është një pjesë e domosdoshme e jetës së përditshme në vend, raporton Anadolu.

Me një popullsi prej 17 milionë banorësh, vendi ka 23 milionë biçikleta. Sipas të dhënave nga Unioni i Çiklistëve Holandezë, biçikletat në Holandë përbëjnë 2,3 për qind të një miliard biçikletave në botë.

Çdo vit në vend shiten afërsisht 1 milion biçikleta të reja, ku shumica e popullsisë përdor biçikleta të dorës së dytë.

Biçikletat përdoren 31 për qind në kohë të lirë, 22 për qind për punë, 18 për qind për të shkuar në shkollë dhe 14 për qind për të bërë pazar në Holandë.

Me praninë e programeve të biçikletave në bashkëpërdorim, në vend ka rreth 22.000 biçikleta të disponueshme në mbi 300 lokacione të ndryshme, ndërsa vidhen gjysmë milion biçikleta çdo vit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 qershorin si "Ditën Botërore të Biçikletave" në vitin 2018 me qëllim promovimin e përdorimit të biçikletave. Në Evropë, ku kultura e çiklizmit është e përhapur, Holanda njihet si "vendi i biçikletave".

Qytetet më miqësore ndaj biçikletave në botë janë Utrecht në Holandë, Münster në Gjermani, Antverp në Belgjikë, Kopenhagen në Danimarkë dhe Amsterdam në Holandë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.