Bota

Holandë: Në Utrecht fillon festivali artistik i dritës

Gjatë festivalit, i cili këtë vit organizohet me temën “Kthimi në fole”, projektohen vepra të dritës nga artistë holandezë dhe të huaj

Abdullah Aşıran  | 07.01.2023 - Përdıtësım : 08.01.2023
Holandë: Në Utrecht fillon festivali artistik i dritës Foto: Abdullah Aşıran / AA

Utrecht

Në qytetin holandez Utrecht ka filluar festivali i dritës “I Light U”, raporton Anadolu Agency (AA)

Edicioni i dytë i festivalit po mbahet në afërsi të stacionit hekurudhor në qytet dhe organizohet nga Fondacioni “Unchain The Tigers”.

Gjatë festivalit, i cili këtë vit organizohet me temën “Kthimi në fole”, projektohen vepra të dritës nga artistë holandezë dhe të huaj.

Në kuadër të festivalit, përmes punimeve transmetohen tema të ndryshme, duke përfshirë kthimin në shtëpi të studentëve, punëtorëve, udhëtarëve dhe mërgimtarëve.

Artdashësit do të kenë mundësinë ta vizitojnë festivalin deri më 29 janar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın