Bota

Holandë, mbahet protestë kundër politikave të qeverisë ndaj Izraelit

Protestuesit marshuan drejt qendrës së qytetit duke mbajtur në duar flamuj palestinezë dhe pankarta me mbishkrime pro-palestineze

Alban Agushi  | 15.09.2025 - Përdıtësım : 15.09.2025
Holandë, mbahet protestë kundër politikave të qeverisë ndaj Izraelit

Tiranë

Në qytetin Groningen të Holandës u mbajt protestë kundër politikave të qeverisë ndaj Izraelit, raporton Anadolu.

Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në sheshin "Grote Markt" në Groningen, përpara se të marshonin nëpër rrugë për të protestuar kundër qëndrimit të qeverisë ndaj Izraelit.

Shumë pjesëmarrës u veshën me të kuqe ndërsa iu bashkuan protestës, duke shënuar një nga tubimet më të mëdha në rajon kundër politikës holandeze ndaj Izraelit.

Protestuesit marshuan drejt qendrës së qytetit duke mbajtur në duar flamuj palestinezë dhe pankarta me mbishkrime pro-palestineze.

Ushtria izraelite ka vrarë gati 65 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në uri dhe përhapjen e sëmundjeve.

Izraeli përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të luftës së tij në Rripin e Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın