Holandë, greva mbarëkombëtare e hekurudhave ndërpret udhëtimet në gjithë vendin
Punonjësit e hekurudhave po kërkojnë paga më të larta për t’iu përshtatur inflacionit dhe kushte më të mira pune.

Shkup
SHKUP (AA) - Një grevë hekurudhore mbarëkombëtare solli ndërprerje të mëdha në transportin në gjithë Holandën sot, duke prekur veçanërisht kryeqytetin, Amsterdam, ndërsa sindikatat holandeze protestuan kundër bllokimit të negociatave me kompaninë kombëtare hekurudhore NS (Nederlandse Spoorwegen), transmeton Anadolu.
Punonjësit e hekurudhave po kërkojnë paga më të larta për t’iu përshtatur inflacionit dhe kushte më të mira pune. Në përgjigje, të gjitha shërbimet hekurudhore vendase pritej të pezulloheshin gjatë gjithë ditës.
NS-ja tha se një shërbim i kufizuar do të funksiononte midis Amsterdam Centraal dhe Aeroportit Schiphol. Greva të mëtejshme janë planifikuar për 10 dhe 12 qershor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.