Hezbollahu e quan vendimin e qeverisë së Libanit për çarmatimin e grupeve jo-shtetërore "mëkat të rëndë"
"Qeveria e kryeministrit Nawaf Salam ka kryer një mëkat të rëndë duke miratuar një vendim që ia heq Libanit armën e rezistencës kundër armikut izraelit", tha grupi Hezbollah

Istanbul
Grupi libanez Hezbollah ka dënuar vendimin e qeverisë për të çarmatosur grupet jo-shtetërore, duke e quajtur atë një "mëkat të rëndë", transmeton Anadolu.
"Qeveria e kryeministrit Nawaf Salam ka kryer një mëkat të rëndë duke miratuar një vendim që ia heq Libanit armën e rezistencës kundër armikut izraelit", tha grupi Hezbollah.
Dje, kryeministri Salam tha se qeveria e tij i ka autorizuar forcat e armatosura të përgatisin një plan për të konsoliduar armët nën kontrollin e shtetit deri në fund të këtij viti.
Hezbollahu tha se ky vendim "dobëson aftësinë e Libanit" për t'iu kundërvënë sulmeve të vazhdueshme izraelito-amerikane, si dhe i mundëson Izraelit të realizojë planet e tij përmes operacioneve ushtarake.
"Prandaj, ne do ta trajtojmë këtë vendim sikur të mos ekzistojë", tha grupi libanez.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.