Bota

Hezbollah: Do të veprojmë kur të vijë koha për aksion

Një nga krerët e lëvizjes Hezbollah, Naim Qassem, tha se janë duke ndjekur planet e Izraelit dhe shtoi se do të veprojnë kur të vijë koha

İdiris Okuduci  | 13.10.2023 - Përdıtësım : 13.10.2023
Hezbollah: Do të veprojmë kur të vijë koha për aksion

Bejrut

Naim Qassem, zv/sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Hezbollah në Liban, tha se ata do të ndërmarrin veprime kur të vijë koha për aksion në lidhje me sulmet izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Qassem po fliste në një tubim solidariteti me Gazën që u mbajt në rajonin Dahiye të Bejrutit, pas namazit të xhumasë.

“Ne po ndjekim planet e Izraelit. Hezbollahu kontribuon në konflikt brenda vizionit të tij dhe kur të vijë koha për ndonjë aksion ne do të veprojmë”, tha Qassem.

Qassem gjithashtu vlerësoi veprimet e Hamasit kundër Izraelit dhe theksoi se sulmi i tyre zbuloi se sa i dobët është Izraeli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın