Helikopterët e policisë federale gjermane mbështesin shuarjen e zjarreve në Saksoni dhe Turingi
Ekipet punojnë ngushtë me zjarrfikësit, ushtrinë, policinë dhe shërbime të tjera emergjente për të minimizuar rreziqet për njerëzit dhe natyrën

Shkup
Helikopterët e policisë federale gjermane kanë vazhduar të mbështesin përpjekjet e shuarjes së zjarreve në rajone të shumta, ndërsa zjarret shpërthejnë në pjesë të ndryshme të vendit, raporton Anadolu.
Ekipet e fluturimit të Policisë Federale të Gjermanisë përdorin helikopterë "Super Puma" dhe helikopterë transporti të mesëm për të ndihmuar përpjekjet e shuarjes së zjarreve në pyje për të tretën ditë radhazi në Gohrischheide, Saksoni, dhe për të dytën ditë në Saalfelder Hohe, Turingi.
Ekipet punojnë ngushtë me zjarrfikësit, ushtrinë, policinë dhe shërbime të tjera emergjente për të minimizuar rreziqet për njerëzit dhe natyrën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.