Hawaii, shpërthen një nga vullkanet më aktive në botë
Llava nga shpërthimi arriti lartësitë prej rreth 100 metrash ndërsa emetimet e gazit të vullkanit u përshkruan si veçanërisht të larta

Hawaii
Vullkani Kilauea në Hawaii, shtetin ishull në perëndim të SHBA-së, është riaktivizuar dhe ka filluar të lëshojë llavë, por në një distancë të sigurt nga vendbanimet, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se dje rreth orës 10:16 të mëngjesit me orën lokale ndodhi një shpërthim në kraterin e majës së Kilaueas në Parkun Kombëtar të Vullkaneve në Hawaii.
Llava nga shpërthimi arriti lartësitë prej rreth 100 metrash ndërsa emetimet e gazit të vullkanit u përshkruan si veçanërisht të larta. Autoritetet janë duke monitoruar situatën dhe kanë këshilluar banorët të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mundshme.
Kilauea, një nga vullkanet më aktive në botë, ka shpërthyer herë pas herë që nga viti 1983.
Shpërthimi i fundit ndodhi më 7 qershor ndërsa aktiviteti pushoi më 21 qershor në kraterin e majës së vullkanit Kilauea.