"Hartat e botës të vizatuara me projeksione të ndryshme mund të drejtojnë perceptimin e shoqërive"
"Kjo hartë botërore më e njohura gjerësisht, territoret tokësore në ekuator dhe në zonat tropikale i tregon më të vogla se ato në pole sepse përqendrohet në ruajtjen e formës së kontinenteve", thotë profesori Houston

Ankara
AYNUR ŞEYMA ASAN
Profesori Donald Houston nga Universiteti i Birminghamit në Britani të Madhe deklaroi se gjatë gjithë historisë, hartat e botës të vizatuara me projeksione të ndryshme si ato të Mercator dhe Peters kanë udhëhequr perceptimet e njerëzve se cili vend dhe kontinent është më i rëndësishëm.
Harta e botës, që shihet më gjerësisht në shkolla, gazeta dhe transmetime televizive, merr për bazë "Projeksionin Mercator" të zhvilluar nga hartografi Gerardus Mercator në shekullin e 16-të për ta bërë më të lehtë gjetjen e rrugëve gjatë udhëtimeve detare.
Kjo hartë botërore më e njohura gjerësisht, territoret tokësore në ekuator dhe në zonat tropikale i tregon më të vogla se ato në pole sepse përqendrohet në ruajtjen e formës së kontinenteve.
Përdorimi i kësaj harte ende gjerësisht pavarësisht zhvillimit të teknikave të ndryshme të projeksionit, e cila vendet si SHBA-ja, Evropa dhe Rusia i tregon me sipërfaqe më të mëdha nga sa janë në të vërtetë, bëhet subjekt i debateve politike.
Për shembull, një nga çështjet e diskutueshme është se Grenlanda e cila është afër poleve, në një hartë të vizatuar me Projeksionin Mercator duket më e madhe se Afrika e cila është 14 herë më e madhe dhe çon në idenë se vendet në qendër janë më të rëndësishme.
Donald Houston, profesor i Zhvillimit Ekonomik Rajonal në Universitetin e Birminghamit në Britani dha një prononcim për Anadolu në lidhje me keqkuptimet e shkaktuara nga Projeksioni i Mercator. Duke shqyrtuar hartat që kanë në qendër Evropën ose të përqendruara në pole, Houston tërhoqi vëmendjen ndaj përdorimit të gjerë të Projeksionit të Mercator në botë.
Ai shpjegon se kjo hartë e cila u vizatua për qëllime navigimi dhe u përqendrua në formën e vendeve dhe jo në madhësinë e tyre, e bën të nevojshme që Grenlanda të vizatohej më gjerë si në gjerësi ashtu edhe në gjatësi, në mënyrë që të ruhej forma e saj, për shkak të afërsisë që ajo ka me polet.
Sipas tij, kjo hartë është përdorur një kohë të gjatë sepse të gjithë janë mësuar me të.
"Kjo është arsyeja pse harta e botës që shohim në shumicën e mureve të shkollave, në gazeta dhe në televizion të orienton plotësisht gabim. Kjo është arsyeja pse është e diskutueshme në aspektin politik sepse vendet më të varfra jugore dhe tropikale i tregon përgjithësisht më të vogla se vendet më të pasura në veri", thotë Houston.
Ai vuri në dukje se janë vizatuar edhe harta të ndryshme, siç është Projeksioni Peters, i cili ndryshe nga Projeksioni Mercator përqendrohet në raportin e madhësisë dhe jo në formën.
Projeksioni Peters, i përdorur edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB) i tregon format e vendeve ndryshe nga sa janë në të vërtetë, sepse pasqyron madhësitë në mënyrë proporcionale. Për këtë arsye, duke tërhequr vëmendjen se këndet në Projeksionin e Peters janë krejtësisht të ndryshme, Houston thekson se fakti që nuk jemi mësuar me projeksionin, mund të shkaktojë mendimin se "Kjo hartë është e gabuar".
Lidhur me mënyrën se si Projeksioni Mercator drejton rëndësinë e vendeve, Houston tha se "Ka diskutime se fakti që Evropa është në mes (të hartës) e bën atë të duket më e rëndësishme nga ç'është në të vërtetë. Por, siç thashë, hartat alternative mund të sjellin pjesë të ndryshme të botës në qendër".
- Hartat alternative sjellin rajone të ndryshme në qendër
Houston tha se në thelb nuk kishte asnjë arsye shkencore pse Poli i Veriut duhet të jetë në krye të hartës ose pse kontinenti i Amerikës duhet të jenë në perëndim të hartës. Me fjalë të tjera, pra hartat mund të vizatohen në një mënyrë që vendet në jug, madje edhe ato në lindje i zhvendos në qendër.
Sipas kësaj një hartë tjetër me rajonet jugore në krye mund t'i vendoste vendet e zhvilluara në fund dhe kontinentin afrikan në krye dhe në qendër të hartës.
Për shembull, në hartën e vizatuar nga gjeografi Muhamed al-Idrisi në vitin 1154 që jugun e tregon sipër, Gadishulli Arabik shfaqet në qendër, në mënyrë të shtrirë lart. Edhe kjo interpretohet si dhënie rëndësie ndaj Gadishullit Arabik.
Nga ana tjetër, harta e parë e Kinës në stilin e vjetër evropian, "Kunyu Wanguo Quantu" u vizatua nga misionari italian Matteo Ricci në vitin 1602.
Me arsyetimin se pasqyron "realitetin dhe pritjet e Kinës", ky vend në hartë ndodhet në qendër të botës dhe zonat që janë pjesë e mosmarrëveshjeve për sovranitetin tregohen si territor të tij.
Ndërsa Kina, Evropa dhe Afrika, ku letra, busulla dhe baruti u zbuluan në periudhat e shfaqjes së qytetërimit, janë në anën e majtë të hartës ndërsa kontinenti Amerikan i cili përgjithësisht ndodhet në perëndim, është vizatuar në të djathtë.
- "Nuk ka hartë që pasqyron pamjen e vërtetë të Tokës, përveç hartës sferike"
Houston potencon se nuk kishte asnjë arsye shkencore që hartat të vizatoheshin në mënyrën e zakonshme dhe se hartat e vizatuara me Projeksionin Mercator mund të jenë formësuar, me vetëdije ose pa vetëdije, duke u nisur nga pikëpamjet kolonialiste dhe imperialiste.
"Ky gabim në harta anashkalohet në arsimin e gjeografisë. Është shumë e rëndësishme që të thuhet se harta që po studion nuk e pasqyron saktë madhësinë dhe se vetëm forma e saj është e saktë", u shpreh Houston.
Ai shton se problemi kryesor është se hartat vizatohen në letër të sheshtë pavarësisht formës së Tokës. "Nuk ka hartë që pasqyron pamjen e vërtetë të Tokës, përveç hartës sferike", shtoi ai.
- "Dëshira e Trumpit për pasuri minerale dhe kontroll gjeopolitik" në Grenlandë
Houston bëri gjithashtu vlerësime në lidhje me dëshirën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të blerë Grenlandën dhe deklaratën e tij se ishulli është "gjigant".
"Pjesa më e madhe e Grenlandës është e mbuluar me akull dhe se nuk ka rëndësi sa e madhe është", deklaroi Houston i cili më tej në lidhje me faktin nëse kërkesa e Trumpit u ndikua apo jo nga harta tha:
"Nuk e di se çfarë mendon Trump për këtë çështje. Por, shpresoj të mos tronditet kur të kuptojë se Grenlanda është më e vogël nga sa duket. Por, nëse duhet të jemi seriozë, mendoj se gjeopolitikisht ajo që Donald Trump ka thënë për Grenlandën ka të bëjë më shumë me pasurinë minerale, kontrollin dhe ndikimin gjeopolitik".