Bota

Hapësira e jetës natyrore Maasai Mara në Kenia, shtëpia e dhjetëra llojeve të kafshëve të egra

Maasai Mara është një nga zonat për ruajtjen e jetës së egër në Afrikë dhe ka një sipërfaqe prej 1.510 kilometra katrorë

Alban Agushi  | 09.05.2025 - Përdıtësım : 09.05.2025
Hapësira e jetës natyrore Maasai Mara në Kenia, shtëpia e dhjetëra llojeve të kafshëve të egra Foto: Gerald Anderson / AA

Ankara

I vendosur në juglindje të Kenias në kufirin me Tanzaninë, habitati i jetës së egër të Maasai Mara është shtëpia e dhjetëra llojeve të kafshëve të egra, të tilla si luanë, leopardë, gepardë, elefantë, gjirafa, zebra dhe antilopa, raporton Anadolu.

Miliona kafshë të egra migrojnë çdo vit nga Parku Kombëtar "Serengeti" në Tanzani në habitatin natyror të rajonit Maasai Mara në Kenia.

Miliona kafshë që qëndrojnë në Kenia për një kohë, kur këtu fillon thatësira kthehen në fushat e "Serengetit" në Tanzani. Ky migrim që përsëritet për qindra vjet, ndodhë çdo vit.

Maasai Mara është një nga zonat për ruajtjen e jetës së egër në Afrikë dhe ka një sipërfaqe prej 1.510 kilometra katrorë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.