Bota

Hamasi transferon eshtrat e një pengu tjetër izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Ushtria izraelite thotë se trupi është rrugës për te forcat e saj brenda Gazës

Mohammad Sıo  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 05.11.2025
Hamasi transferon eshtrat e një pengu tjetër izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza Foto: Khames Alrefi/AA

Stamboll

Grupi palestinez Hamas i dorëzoi mbrëmjen e së mërkurës trupin e një pengu tjetër izraelit Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se një arkivol me trupin e pengut të ndjerë i është dorëzuar ICRC-së dhe është në rrugë për te forcat izraelite në Gaza.

Më herët, Hamasi njoftoi shkurtimisht se eshtrat do të transferoheshin në orën 21:00 sipas kohës lokale, pasi ishin gjetur nën rrënojat në lindje të lagjes Shejaja të qytetit të Gazës.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor, Hamasi ka liruar 20 pengje izraelite të gjallë dhe ka dorëzuar trupat e 21 nga 28 të tjerëve, shumica izraelitë. Izraeli, megjithatë, ka pretenduar se një nga trupat e marrë nuk përputhej me listën e tij të pengjeve.

Izraeli e ka kushtëzuar fillimin e negociatave për fazën e dytë të armëpushimit me dorëzimin e të gjitha trupave të pengjeve. Hamas thotë se procesi kërkon kohë për shkak të shkatërrimeve masive në Gaza.

Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të gati 2.000 të burgosurve palestinezë. Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Izraeli ka vrarë afro 69.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 170.600 të tjerë në sulmet në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın