Bota

Hamasi: Nëse Izraeli sulmon qytetin Rafah, ndërpresim negociatat

Anëtari i Byrosë politike të Hamasit, Al-Hamdan paralajmëroi se negociatat për shkëmbimin e pengjeve do të marrin fund nëse Izraeli kryen sulm tokësor në Rafah

İdiris Okuduci  | 02.05.2024 - Përdıtësım : 03.05.2024
Hamasi: Nëse Izraeli sulmon qytetin Rafah, ndërpresim negociatat

Bejrut

Anëtari i Byrosë politike të lëvizjes Hamas, Osama al-Hamdan paralajmëroi se do t'u japin fund negociatave për shkëmbimin e pengjeve nëse Izraeli kryen sulm tokësor në rajonin Rafah në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Al-Hamdan dha një deklaratë për Al Manar TV i cili njihet për afërsinë me Lëvizjen Hezbollah.

Ai theksoi se negociatat për shkëmbimin e pengjeve të cilat vazhdojnë aktualisht do të marrin fund menjëherë nëse forcat izraelite fillojnë sulm tokësor në Rafah në jug të Rripit të Gazës. Al-Hamdan tha se fronti i rezistencës në Gaza (Hamasi) nuk mund të zhvillojë negociata duke qenë nën zjarr.

Al-Hamdan tha se qëndrimi i tyre ndaj propozimeve për negociata me Izraelin është "negativ".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın