Bota

Hamasi njofton vrasjen e 4 spiunëve izraelitë në veri të Gazës

"Katër spiunë që vepronin për Izraelin armik dhe u përpoqën të rrëmbenin një anëtar të Hamasit u eliminuan në qytetin e Gazës", tha krahu ushtarak i grupit, Brigadat Qassam

Betül Yılmaz  | 01.12.2025 - Përdıtësım : 01.12.2025
Hamasi njofton vrasjen e 4 spiunëve izraelitë në veri të Gazës

Istanbul

Hamasi tha sot se katër persona që spiunonin për Izraelin u vranë në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

"Katër spiunë që vepronin për Izraelin armik dhe u përpoqën të rrëmbenin një anëtar të Hamasit u eliminuan në qytetin e Gazës", tha krahu ushtarak i grupit, Brigadat Qassam, në një deklaratë në kanalin zyrtar Telegram.

"Armët e tyre u konfiskuan", shtoi Qassam pa dhënë më shumë detaje mbi identitetin e tyre. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi raportin.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë mbi 70 mijë palestinezë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë në luftën dyvjeçare që e ka lënë pjesën më të madhe të enklavës nën rrënoja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.