Bota

Hamasi: Në një pritë në Khan Younis ka ushtarë të vrarë dhe të plagosur izraelitë

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit njoftuan se i kanë zënë pritën ushtrisë izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe se disa nga ushtarët e saj u vranë dhe u plagosën

Iyad Nabolsi, Zeynep Tüfekci Gülay  | 05.05.2025 - Përdıtësım : 05.05.2025
Hamasi: Në një pritë në Khan Younis ka ushtarë të vrarë dhe të plagosur izraelitë

Istanbul

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit njoftuan se i kanë zënë pritën ushtrisë izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe se disa nga ushtarët e saj u vranë dhe u plagosën, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria Telegram e Brigadave Kassam thuhet se në "pritën komplekse" të ngritur në qytetin Khan Younis, fuqia inxhinierike e ushtrisë izraelite u godit me raketë anti-personel.

Po ashtu më vonë u tha se në pikën zero me ushtarët izraelitë filloi një përleshje me armë të rënda ku disa ushtarë u vranë dhe u plagosën.

Gjithashtu thuhet se dy tanke izraelite dhe një buldozer ushtarak u shënjestruan me raketa "Yasin-105" në rajonin Al-Farahin në lindje të Khan Younis si pjesë e pritës.

Brigadat Kassam edhe dje njoftuan se të shtunën ngritën një pritë të planifikuar ndaj ushtarëve izraelitë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, e cila përbëhej nga disa faza dhe se disa prej ushtarëve u vranë dhe u plagosën.

Pasi Izraeli shkeli armëpushimin dhe rifilloi sulmet ndaj Gazës më 18 mars, Brigadat Kassam i ndaluan sulmet e tyre për një kohë, por rreth 20 ditë më parë ata rifilluan përleshjet me ushtarët izraelitë duke i zënë pritën dhe duke nisur sulme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın