Hamasi me përgjigje “pozitive” ndërmjetësve për propozimin e armëpushimit në Gaza
- Grupi palestinez theksoi se është “seriozisht i gatshëm të hyjë menjëherë në një raund negociatash mbi mekanizmin për të zbatuar këtë kornizë”
Gaza
GAZA (AA) - Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka bërë të ditur se ka paraqitur një përgjigje “pozitive” ndërmjetësve mbi një propozim të ri për një armëpushim në Gaza dhe shkëmbim të të burgosurve, transmeton Anadolu.
“Ne kemi përfunduar konsultimet tona të brendshme dhe me fraksionet dhe forcat palestineze në lidhje me propozimin e fundit të ndërmjetësve për të ndaluar agresionin kundër popullit tonë në Gaza”, tha Hamasi.
Grupi i rezistencës tha se Hamasi u dha “përgjigjen ndërmjetësve, e cila ishte pozitive”.
Grupi gjithashtu theksoi se është “seriozisht i gatshëm të hyjë menjëherë në një raund negociatash mbi mekanizmin për të zbatuar këtë kornizë”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
