Hamasi kthen eshtrat e një pengu tjetër izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza
Ushtria izraelite tha se një arkivol me trupin e pengut të ndjerë iu dorëzua Kryqit të Kuq dhe është në rrugë për te trupat izraelite brenda Gazës
Stamboll
Grupi palestinez Hamas ia dorëzoi të premten mbrëma trupin e një pengu tjetër izraelit Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se një arkivol me trupin e pengut të ndjerë iu dorëzua ICRC-së dhe është në rrugë për te trupat izraelite brenda Gazës.
Më herët, Hamasi kishte njoftuar se trupi do të kthehej në orën 21:00 me kohën lokale, pasi ishte gjetur nën rrënoja në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
