Bota

Hamasi kritikon ministrin e Jashtëm të EBA-së për etiketimin "terroristë"

Javën e kaluar, bin Zayed kritikoi moscilësimin e Hamasit dhe Vëllazërisë Muslimane si grupe terroriste

Ekip  | 13.06.2021 - Përdıtësım : 14.06.2021
Hamasi kritikon ministrin e Jashtëm të EBA-së për etiketimin "terroristë"

Gaza

Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Abdullah bin Zayed që lidh grupin me terrorizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Thirrja e Bin Zayed-it për vendet perëndimore që të etiketojnë Hamasin si një grup terrorist bie ndesh me vlerat arabe", reagoi në Twitter zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qasim.

Këto deklarata, tha zëdhënësi, janë në linjë me "propagandën e dështuar zioniste dhe janë në kundërshtim me mbështetjen publike arabe për rezistencën në Palestinë".

Javën e kaluar, bin Zayed kritikoi moscilësimin e Hamasit dhe Vëllazërisë Muslimane si grupe terroriste.

"Është për të ardhur keq që disa vende nuk veprojnë më qartë në klasifikimin e disa organizatave, të tilla si Hamas, Hezbollah ose Vëllazëria Muslimane", tha ai gjatë një fjalimi në Komitetin Hebre Amerikan.

"Qesharake është që disa qeveri e quajnë vetëm krahun ushtarak të një organizate terroriste dhe tejkalojnë degën e saj politike, ndërsa nuk ka asnjë ndryshim midis tyre", shtoi bin Zayed.

Në shtator 2020, EBA-ja dhe Izraeli nënshkruan marrëveshje për normalizin e marrëdhënieve mes tyre me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın