Bota

Hamasi: Izraeli nuk është serioz në çështjen për arritjen e marrëveshjes

Anëtari i Byrosë politike të Hamasit, Al-Risheq tha se kryeministri izraelit Netanyahu po përpiqet të "krijojë justifikime për t'u shmangur nga negociatat"

Mohamed Majed, Esat Fırat  | 09.05.2024 - Përdıtësım : 10.05.2024
Hamasi: Izraeli nuk është serioz në çështjen për arritjen e marrëveshjes

Gaza

Anëtari i Byrosë politike të Hamasit, Izzat Al-Risheq tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të "krijojë justifikime për t'u shmangur nga negociatat" dhe se ai nuk është serioz në çështjen për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Deklarata e Al-Risheq lidhur me çështjen u publikua në llogarinë e Hamasit në Telegram.

Në deklaratën e tij zyrtari i Hamasit theksoi se "Izraeli nuk është serioz në çështjen e arritjes së marrëveshjes. Po i përdor negociatat si mbulesë për të pushtuar qytetin Rafah dhe pikën kufitare Rafah".

Duke e akuzuar kryeministrin izraelit për "krijimin e justifikimeve për t'u shmangur nga negociatat", Al-Risheq potencoi se edhe Netanyahu fajëson Hamasin dhe ndërmjetësit.

Al-Risheq thotë se Hamasi është i përkushtuar ndaj qëndrimit që ka mbajtur ndaj ndërmjetësve lidhur me pranimin e propozimeve të tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.