Bota

Hamasi: Izraeli nuk mund ta fshehë të vërtetën me krimet e tij barbare kundër gazetarëve në Gaza

Deklarata vuri në dukje se Izraeli ka vrarë 251 gazetarë që nga nisja e luftës së tij në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, dhe theksoi se Izraeli nuk mund ta fshehë të vërtetën me krimet barbare që kryen kundër gazetarëve në Gaza

Nour Mahd Ali Abuaisha, Mahmut Geldi  | 26.09.2025 - Përdıtësım : 26.09.2025
Hamasi: Izraeli nuk mund ta fshehë të vërtetën me krimet e tij barbare kundër gazetarëve në Gaza

Gaza

Hamasi theksoi se Izraeli nuk mund ta fshehë të vërtetën me krimet e tij barbare që kryen kundër gazetarëve në Gaza, transmeton Anadolu.

Hamasi lëshoi ​​një deklaratë me shkrim më 26 shtator, Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Gazetarët Palestinezë.

Deklarata vuri në dukje se Izraeli ka vrarë 251 gazetarë që nga nisja e luftës së tij në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, dhe theksoi se qeveria e Tel Avivit nuk mund ta fshehë të vërtetën me krimet e saj barbare që kryen kundër gazetarëve në Gaza.

Në deklaratën ku përgëzohet solidariteti ndërkombëtar me gazetarët palestinezë, u bëhet thirrje të gjitha mediave arabe dhe ndërkombëtare të informojnë botën për krimet e vazhdueshme të Izraelit kundër popullit palestinez.

Komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut u bëhet thirrje që të dënojnë krimet kundër gazetarëve palestinezë dhe për ndjekjen penale në gjykatat ndërkombëtare të udhëheqësve izraelitë që kryejnë krime lufte në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite arrestoi 22 palestinezë, përfshirë dy gazetarë, në një bastisje të kryer këtë mëngjes në qytetin Nablus dhe rrethinat e tij në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Zyra e Medias e qeverisë në Gaza ka njoftuar se 251 anëtarë të shtypit kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite që nga 7 tetori 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın