Hamasi i dorëzon Kryqit të Kuq trupin e izraelites Shiri Bibas
Pas dorëzimit të katër trupave të enjten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendoi sot se Hamasi kishte kthyer trupin e një gruaje nga Gaza në vend të Bibas
Kuds
Një zyrtar izraelit tha se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e ka informuar Izraelin se ka marrë një trup nga Hamasi, për të cilin organizata thotë se i përket pengut Shiri Bibas, njoftoi Radio e Ushtrisë Izraelite, transmeton Anadolu.
Lajmi, duke cituar zyrtarin e paidentifikuar të sigurisë izraelite, nuk dha detaje të mëtejshme.
Më herët sot, transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se Izraeli po heton raportet e mediave që sugjeronin se Hamasi ia ka transferuar trupin e Bibas Kryqit të Kuq.
Të enjten, fraksionet e rezistencës palestineze në Gaza dorëzuan katër arkivole që përmbanin eshtrat e pengjeve izraelitë, duke deklaruar se ato i përkisnin Shiri Bibas, dy fëmijëve të saj, Kfir dhe Ariel, dhe të robëruarit Oded Lifshitz. Transferimi ishte pjesë e raundit të shtatë sipas fazës së parë të marrëveshjes në së armëpushimit.
Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendoi në një deklaratë me video herët sot se Hamasi kishte kthyer trupin e një gruaje nga Gaza në vend të Bibas.
Ai u zotua se Hamasi do të “paguajë çmimin e plotë” për atë që ai e quajti një “ shkelje të rëndë” të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve.
Në përgjigje, Hamasi tha se do të “shqyrtojë tërësisht” pretendimet e Netanyahut dhe do të shpallte rezultatet në mënyrë transparente.
Grupi i rezistencës palestineze vuri në dukje mundësinë e një gabimi ose përzierjeje në trupa, që mund të ketë rezultuar nga bombardimet izraelite të lokacionet ku familja e Bibas ndodhej së bashku me palestinezë të tjerë.
