Bota

Hamasi dorëzon kufomat e katër robërve izraelitë në kuadër të marrëveshjes së Gazës

Kufomat e gruas Shiri Bibas dhe dy fëmijëve të saj Ariel dhe Kfir si dhe Oded Lifshitz, iu dorëzuan përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës

Ahmed Asmar  | 20.02.2025 - Përdıtësım : 20.02.2025
Hamasi dorëzon kufomat e katër robërve izraelitë në kuadër të marrëveshjes së Gazës

Gaza

Grupi palestinez i rezistencës Hamasi dorëzoi të enjten trupat e katër robërve izraelitë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza, raporton Anadolu.

Kufomat e gruas Shiri Bibas dhe dy fëmijëve të saj Ariel dhe Kfir, si dhe Oded Lifshitz, iu dorëzuan përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Dorëzimi ishte pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza, e cila hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë rreth 48.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın