Bota

Hamasi do të lirojë pengjet izraelite në bazë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Grupi palestinez tha se masa erdhi pas bisedimeve me ndërmjetësit në Egjipt dhe Katar, të cilët u zotuan se do të punojnë për "të hequr pengesat dhe mbushur boshllëqet"

Ahmed Asmar  | 13.02.2025 - Përdıtësım : 13.02.2025
Hamasi do të lirojë pengjet izraelite në bazë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Gaza

Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka bërë të ditur se do të lirojë pengjet izraelite siç është planifikuar në bazë të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Grupi palestinez tha se masa erdhi pas bisedimeve me ndërmjetësit në Egjipt dhe Katar, të cilët u zotuan se do të punojnë për "të hequr pengesat dhe mbushur boshllëqet".

Një marrëveshje armëpushimi në Gaza ka qenë në fuqi që nga 19 janari, e cila ndali luftën izraelite që ka vrarë të paktën 48.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën palestineze në gërmadha.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.