Bota

Hamasi bën thirrje për protesta masive kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza

Hamasi ka bërë thirrje për protesta dhe aktivitete në shkallë të gjerë përgjatë tre ditëve për të ndaluar gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës

Jomaa Younis, Gülşen Topçu  | 16.05.2025 - Përdıtësım : 16.05.2025
Hamasi bën thirrje për protesta masive kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza

Gaza

Hamasi ka bërë thirrje për protesta dhe aktivitete në shkallë të gjerë përgjatë tre ditëve për të ndaluar gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, Hamasi tha se Izraeli ka rritur dozën e masakrave në Gaza, ka shënjestruar vendbanimet, strehimoret, tendat dhe spitalet, dhe ka fshirë plotësisht nga regjistrat e popullsisë shumë familje.

"Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përdorur bllokadën dhe urinë si armë për të thyer vullnetin e popullit palestinez", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se edhe bota është gjithashtu e paaftë që t'i thotë ndal këtyre "krimeve të luftës".

Duke iu drejtuar njerëzve të lirë të botës si dhe vendeve arabe dhe islame, deklarata bën thirrje për ushtrimin e presionit mbi Izraelin përmes protestave dhe aktiviteteve në shkallë të gjerë që do të mbahen në datat 16-17-18 maj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın