Bota

Gëzimi i Bajramit iu shndërrua në makth vajzës palestineze, për shkak të sulmit izraelit

Rahab Matar, e cila u plagos në kokë nga shrapnela e një rakete izraelite që ra afër saj, pësoi paralizë të pjesshme në anën e majtë të trupit të saj

Ajdin Aliji  | 09.06.2025 - Përdıtësım : 09.06.2025
Gëzimi i Bajramit iu shndërrua në makth vajzës palestineze, për shkak të sulmit izraelit

Shkup

E plagosur nga një sulm izraelit derisa luante në një park në Gaza Ramazanin e kaluar, 8-vjeçarja Rahab Matar nuk mund ta tejkalojë traumën që përjetoi, raporton Anadolu.

Rahab, e cila u plagos në kokë nga shrapnela e një rakete izraelite që ra afër saj, pësoi paralizë të pjesshme në anën e majtë të trupit të saj.

Që nga ajo ditë, Rahab nuk ka mundur të flasë dhe vetëm ka shikuar përreth në heshtje. Ajo dhe familja e saj u detyruan të largoheshin nga kampi Jabalia në veri Rripit të Gazës për shkak të sulmeve të vazhdueshme dhe tani po përpiqen të mbijetojnë në një tendë në një qendër të përkohshme akomodimi të ngritur në stadiumin "Yarmouk" në qytetin e Gazës.

Fëmijët në Gaza janë të privuar nga nevojat themelore si ushqimi dhe uji për shkak të sulmeve izraelite. Populli palestinez priti Kurban Bajramin pa energji elektrike, ujë, ushqim dhe pa të gjitha nevojat e tjera themelore.

Më shumë se 55 mijë palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 125 mijë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, të cilat kanë penguar gjithashtu ndihmën humanitare të arrijë në rajon.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın