Bota

Guterres: T'u përmbahemi parimeve pa standarde të dyfishta si në Gaza ashtu edhe në Ukrainë

Kreu i OKB-së, Guterres përsëriti thirrjen e tij për paqe në Ukrainë dhe armëpushim në Gaza

Melike Pala  | 21.03.2024 - Përdıtësım : 22.03.2024
Guterres: T'u përmbahemi parimeve pa standarde të dyfishta si në Gaza ashtu edhe në Ukrainë

Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se "Ne duhet t'u përmbahemi parimeve (për mbrojtjen e civilëve) pa standarde të dyfishta, si në Gaza ashtu edhe në Ukrainë", transmeton Anadolu.

Guterres mori pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së që mbahet në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, dhe në hyrje të takimit dha deklarata për mediat.

"Jetojmë në një botë kaotike ku superfuqitë janë në grindje me njëri tjetrin. Çdo vend ose çdo grup i armatosur mendon se mund të bëjë çdo gjë për shkak se nuk ka llogaridhënie. Kur jetojmë në një botë kaotike është shumë e rëndësishme që t'u përmbahemi parimeve", deklaroi Guterres.

Ai thekson se këto parime janë Karta e OKB-së, ligji ndërkombëtar, integriteti territorial i vendeve dhe ligji ndërkombëtar humanitar. Guterres përsëriti thirrjen e tij për paqe në Ukrainë dhe armëpushim në Gaza.

Pasi tërhoqi vëmendjen për viktimat civile në Gaza, ku Izraeli vazhdon sulmet, Guterres tha "Ne dënojmë që kemi qenë dëshmitarë të një numri të paprecedentë të viktimave civile në Gaza gjatë kohës time si Sekretar i Përgjithshëm".

Kreu i OKB-së u bëri thirrje liderëve të vendeve të BE-së duke thënë se "Parimi themelor i së drejtës ndërkombëtare humanitare është mbrojtja e civilëve. Ne duhet t'u përmbahemi parimeve (mbi mbrojtjen e civilëve) pa standarde të dyfishta, si në Gaza ashtu edhe në Ukrainë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın