Bota

Guterres thirrje vendeve të G20 për unitet në luftën kundër COVID-19

Guterres theksoi se është "shumë demoralizuese" që liderët e vendeve anëtare të G20 me industrializim të madh nuk janë mbledhur në muajin mars dhe se nuk është formuar një reagim i koordinuar për luftën kundër COVID-19

Zehra Ulucak   | 23.10.2020
Guterres thirrje vendeve të G20 për unitet në luftën kundër COVID-19

Ankara

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, u bëri thirrje vendeve anëtare të G20 për unitet në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për Associated Press (AP) para samitit G20 që do të mbahet muajin e ardhshëm, Guterres theksoi se është "shumë demoralizuese" që liderët e vendeve anëtare të G20 me industrializim të madh nuk janë mbledhur në muajin mars ashtu sikurse ishte propozuar dhe se nuk është formuar një reagim i koordinuar për luftën kundër COVID-19.

Si rezultat çdo vend nganjëherë kryen veprime kontradiktore, tha Guterres, i cili shtoi se virusi ka lëvizur nga "lindja në perëndim, nga veriu në jug" dhe se vala e dytë e infeksionit aktualisht ka prekur shumë vende.

Sekretari Guterres deklaroi se shpreson që tashmë komuniteti ndërkombëtar "e ka kuptuar që lufta kundër virusit duhet të jetë shumë më e koordinuar".

Guterres u shpreh se OKB-ja gjithashtu gjatë samitit të G20 "do të mbrojë fuqimisht" që kur të gjendet vaksina kundër COVID-19 ajo të "ofrojë me të vërtetë qasje në çdo vend për të gjithë dhe që të jetë me çmim të arsyeshëm".

Si pasojë e COVID-19 që u shfaq në Kinë, deri tani në mbarë botën janë shënuar mbi 42 milionë raste të infektimeve, ndërsa për shkak të virusit kanë humbur jetën rreth 1 milion e 143 mijë persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın