Guri më i madh i zbuluar nga Marsi në Tokë shitet për 5,3 milionë dollarë në një ankand në New York
NWA 16788 peshon 25 kilogramë dhe u zbulua në shkretëtirën e Saharasë në Niger në vitin 2023, pasi ishte shpërthyer nga Marsi nga një përplasje e fuqishme me një asteroid dhe kishte udhëtuar 225 milionë kilometra deri në Tokë

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Copëza më e madhe e zbuluar e Marsit në Tokë është shitur për 5,3 milionë dollarë në një ankand gjeologjik dhe arkeologjik në New York, transmeton Anadolu.
Meteoriti marsian, i quajtur NWA 16788, peshon 25 kilogramë dhe u zbulua në shkretëtirën e Saharasë në Niger në nëntor të vitit 2023, pasi ishte shpërthyer nga Marsi nga një përplasje e fuqishme me një asteroid dhe kishte udhëtuar 225 milionë kilometra deri në Tokë.
Meteoritet janë copëza kometash, asteroidësh ose meteoroidësh që i mbijetojnë udhëtimit nëpër atmosferën e Tokës dhe bien në sipërfaqe.
Sipas shtëpisë së ankandit Sotheby's, derisa oferta përfundimtare për meteoritin ishte 4,3 milionë dollarë, çmimi total përfshirë tarifat arriti në 5,3 milionë dollarë, ndërsa identiteti i blerësit deri më tani nuk është bërë i ditur.
I përshkruar nga shtëpia e ankandit si një gur "jashtëzakonisht i rrallë" me ngjyrë kafe të kuqërremtë, ky meteorit është një nga të vetmit prej rreth 400 meteoriteve marsiane që janë zbuluar ndonjëherë në Tokë.
Ai është gjithashtu 70 për qind më i madh se fragmenti i dytë më i madh marsian i gjetur në Tokë dhe përfaqëson pothuajse 7 për qind të të gjithë materialit marsian që ndodhet aktualisht në planetin tonë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.